Çifti më simpatik i showbiz-it, modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Harper’s Bazaar” se modelja është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë dhe lajmi po merr dhenë në media. Bëhet e ditur se Gigi është vetëm 20 javëshe shtatzënë, ndërsa ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit që do të vijë në jetë.
Vetë dyshja nuk ka konfirmuar ende asnjë lajm lidhur me shtatzëninë, megjithatë nëse hedhim një sy në profilin e Gigi-t në Instagram, vëmë re se në postimin e 25-vjetorit të saj duket paksa barku i rrumbullakosur për shkak të pantallonave me bel të lartë.
Fansat e dyshes janë befasuar nga ky lajm i papritur dhe e gjithë bota është bërë kurioze të shohë bebushin që me siguri do të jetë një yll! Gigi dhe Zayn kanë qenë në një lidhje dashurie të gjatë me ndarje e ribashkime që prej vitit 2015, ndërsa vitin e kaluar u ribashkuan sërish. Mbetet të presim vetëm për një konfirmim zyrtar nga ana e tyre!