Pasi i vendosën tritolin në derën e banesës me qera në Elbasan ka reaguar sërish në rrjete sociale, Givovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë dhe ndodhet në burg.
Në reagimin e saj, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.
“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo në Instastory.
Ndërsa në një postim në TikTok shkruan: “Edhe ju njerëz ordinera mbroni një kriminelë që ka vrarë dhe ka futur 200 vetë në burg, nuk bëheni kurrë ju!”.
Giovanna dhe motra e saj jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi, ndërsa kur u pyetën nga hetuesit lidhur me ngjarjen, të dyja kanë mohuar çdo gjë, si dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd. Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i shtëpisë me qira, Besnik Braka i cili rezulton me precedentë penal. Më parë Brakës i është vrarë edhe një vëlla. Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.