Kryeministri Italian Giuseppe Conte, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën ka treguar edhe njëherë mbështetjen e përhershmë të shtetit të tij ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Conte tha se ka diskutuar me Ramën kryesisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për procesin e vështirë përballë të cilit ndodhet vendi ynë, atë të marrjes së një përgjigjeje nga vendet anëtare të BE-së për negociatat dhe se si do të vijojë ky proces.
Kryeministri Italian ka bërë thirrje ndaj qeverive të vendeve anëtre të BE-së që të afrohen me vendet aspirante që e duan Europën dhe jo të largohen, ndërsa shtoi se nuk duhet ta refuzojë këtë përkushtim.
Ai foli edhe për krizën politike në vend ku shprehu drejtpërdrejt një kërkesë ndaj kryeministrit Rama, kur tha se duhet t’i ofrojë opozitës një platformë.
“Shqipëria është në një pikë shumë kritike pasi ka ndërmarrë disa reforma shumë të rëndësishme që kanë kosto politike dhe ekonomike. Ne do ta mbështesim, pasi Shqipëria ka pasur aspirata gjatë gjithë kësaj kohë për integrimin europian, ndaj edhe Europa nuk duhet ta refuzojë këtë përkushtim.
Institucionet e reja që do të ngrihen pritet të nisin luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Prespektiva europiane duhet të vijë duke u afruar dhe jo larguar. Kriza politike në vend duhet të zgjidhet përmes rrugëve mes mazhorancës dhe opozitës. E rëndësishme që mazhoranca t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e saj. Populli është shprehur pro anëtarësimit në BE, kjo përbën një shtysë më shume.
Një pjesë e diskutimit tonë iu kushtua luftës kundër kriminalitetit. I konfirmova kryeministrit Rama mbështetjen e Italisë për intergimin e Shqipërisë”, tha Conte.
(F.GJ/FAXWEB.AL)