Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar pas varrimit të Konstantinos Katsifas gjatë ditës së djeshme në Gjirokastër, gjatë të cilit u përdorën dhe thirrje antinacionaliste dhe antishqiptare.
Idrizi kërkon mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij duhet të vihen në alarm institucionet e vendit.
Mes të tjerave Shpëtim Idrizi u shpreh në deklaratën për mediat: Nëse nuk e vendosni dot autoritetin e shtetit për garantimin e integritetit territorial të Shqipërisë, na thoni se do ta mbrojnë vetë ne shqiptarët.
PDIU dhe Shoqata Patriotike Çamëria kërkojnë sot me forcë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm SHISH-in, SHIU-n, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ka vetëm një Epir dhe është ai i Pirros së Epirit, krahinë shekullore e Çamërisë.
Ditën e djeshme u përdoren thirrje të tilla si: Gjaku na thërret të djegim shqiptarët, kjo është tokë greke, Maqedonia është Greqi, apo gazetarë të poshtër.
(E.K/FAXWEB.AL)