Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të policisë.
Në një komunikim me Fax News, një prej zërave më rezistencë të protestës, Lindita Protoduari është shprehur se ata janë trajtuar si nazistë, pa ju dhënë asnjë mundësi komunikimi nga përfaqësuesit e shtetit.
“Ne kemi qenë mbi 15 veta të shoqëruar dje, dy nga banorëve iu kërkuan sendet personale, dhe donin që ti mbanin të ndaluar. Por për shkak të problemeve të tyre shëndetësore i lanë të lirë, i bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të vi dhe të flasë më banorët, të mos i fusë në burgje, pot ë burgosë kriminelët. Gjaku në gju të vejë, ne nuk i lëmë. Na kanë vënë një kryq, si të ishim nazistë, zërin tonë nuk na e shuan njeri”, u shpreh Protoduari për Fax News.