Presidenti i vendit Iir Meta ka nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Meta e ka dhënë këtë çmim në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, ndërsa shton se gjaku nuk mund të bëhet ujë.
Postimi i Metës:
Të dashur miq,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!
Këtij dekorimi nga ana e Metës, i kishte paraprirë mëngjesin e sotëm dhe ish-zv kryeministri Erion Braçe:
KERKESE E JASHTEZAKONSHME!
President,
a mundet qe dhe ju,
ne cilesine e detyres qe mbani,
te beni nje akt, te kryeni nje detyre dhe,
TE SHPALLNI “NDERI I KOMBIT”
VETERANET E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE?! Nuk u kam pare ne asnje prej aktiviteteve, konferencave,
festave te organizuara ne cdo qytet edhe ne ditet e clirimit te tyre (perjashtuar nje ceremoni te vetme, ate te 16 shtatorit dites se Konferences se Pezes). Une mendoj qe veteranet e Luftes e meritojne nje titull te tille!
Jane dekoruar shume e shume shtetas ne kete vend, i fundit edhe presidenti i UEFA-s!
Shumica e te dekoruarve ne periudha te erreta, as qe e kane merituar,
perkundrazi dekorata ka sherbyer si lavatrice per te lare e thare aktivitetin e tyre kriminal.
Tani eshte dita te nderojme #HERONJTEELUFTES!
Shpalli #NDERIIKOMBIT president!
(E.K/Faxweb.al)