Vazhdon vátra e zjárrit prej 24 h të jetë aktive ndërsa tani flakët janë përhapur më shumë duke djégur një sipërfaqe të konsiderushme pyjore e përbërë kryesisht nga pisha.
Gjallica pjesë e Parkut Natyror Korab -Koritnik prëej ditës së djeshme ndodhet nën flákë dhe për shuárjen e zjárrit janë angashuar disa burra dhe djem të fshatit Shtiqën, por vátra është e madhe dhe terreni është shum i véshtirë.
Gazetari i Fax News, Ermal Hallaçi raporton se është kërkuar ndërhyrja nga ajri por deri tani asnjë nga institucionet qëndrore nuk kanë reaguar. Ndërkohë një ditë më parë është asistuar nga ana e disa punonjës të bashkisë dhe ADZM por që e kishin të pamundur për shkak të terrenit dhe mungesës së mjeteve.
Në lidhje me dëmin e madh që po i bëhet parkut, ka reaguar edhe krytari i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati i cili shkruan se vetëm banorët janë angazhuar në neutralizimin e flakëve duke akuzuar autoritetet se nuk i janë përgjigjur thirrjeve të banorëve.
Rexhmati gjithashtu shprehet se banorët e Shkinakut, kanë dalë në protestë para Komisariatit të Policisë Kukës për shkak se kanë ndaluar kryeplakun i cili sipas tij ka kërkuar me të drejtë rrugë për në fshat dhe mbrojtje të zonave të shpallur me ligj si të mbrojtura nga shteti.
“Dhjetera banore te Shkinakut protestojne para komisariatit te policise Kukes se u kane ndaluar kryeplakun z. Lushi, vetem se ka kerkuar nje te drejte legjitime rruge per fshatin dhe mbrojtje te zonave te shpallura me ligj si te tilla!
Dhjetera vullnetare jane ne malin e Gjalliçes per te fikur zjarrin, asnje zjarrfikes, asnje nga administrata edhe pushteti i vjedhur nuk eshte ne krye te detyres per 24 ore nga renia e zjarrit!
Pushteti dhe te emeruarit e Rames festojne duke bere rrush e kumbulla taksat e kuksianeve ne festa te stisura me ministra e qeveritare! Populli thote: Fshati digjet e k…krihet… E pra fjala eshte per keta k… te pushtetit qe se shpejti do te marrin denimin e popullit!”.
Shkaku i protestave në Kukës është sepse kryeplaku Florim Lushi dhe banorët e fshatit kanë kundershtuar kalimin e fadromave nëpër bjeshkën e tyre me aegumentin se u dëmton mjedisin. Banorët kërkojnë së pari lirimin e kryeplakut ndërsa shprehen se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë ndërhyrjen anti-mjedisore në zonën e tyre.
Nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim apo komunikatë zyrtare. Administrata e bashkisë ka zhvilluar në Bjeshkët e Çajës e Bushtricës, duke kaluar nëpër fshatin Shkinak, një aktivitet për promovimin e turizmit malor ku ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)