Ditën e sotme në Fier, ujërat e lumit Gjanica kanë marrë një ngjyrë blu të errët. Në fakt, ujërat e këtij lumi rrallë here jane të tejdukshme, pasi thuajse çdo ditë marrin ngjyra të ndryshme si pasojë e shkarkimit aty të mbetjeve të hidrokarbureve prej dekadash.
Veç ngjyrës konstatohet lehtë edhe aroma e rëndëe që perftohet nga avujt e lëndëve toksike që mbartin ujërat e këtij lumi.
Sipas të dhënave të Drejtorise Rajonale të Shëndetit Publik Fier, që prej vitit 2000 e në vazhdim, ujërat e këtij lumi kanë qenë të ndotura dhe me ngjyra të ndryshme si; blu e errët, e zezë, gri e hapur dhe e verdhë.
Këto ngjyra dyshohet se janë krijuar nga lloji i mbetjeve toksike të shkarkuara në lumë. Ndotja mendohet se vjen nga derdhjet e mbetjeve hidrokarbure në Gjanicë, që nga Ballshi e deri ku bashkohet me Semanin.
(E.K/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=AE2RlXArTm0&feature=youtu.be