02:44 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjashtë këshilla nga profesionistët, si fotot e plazhit t’ju dalin super këtë vit

14:51 | 04/06/2019
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjashtë këshilla nga profesionistët, si fotot e plazhit t’ju dalin super këtë vit

Sot të gjithë kanë telefona smart dhe aparate dixhitale fotografi kë, të cilët dokumentojnë pushimet. Dhe për të ndërtuar një album perfekt, që do të zilepste këdo në Facebook (e më gjerë), ja disa këshilla praktike…

1.THYEJ KLISHETË, SAJO DIÇKA NDRYSHE: Foto te dallgët, te shkëmbi dhe në një varkë me pedale? Çdo vit e ke bërë një të tillë, ndaj duket e mërzitshme të përsërisësh veten. Sajo diçka të re për të intriguar. Nëse aty afër ka një tendë, shfrytëzoje. Ose mund të bësh foto me një fetë shalqi në dorë, sepse me siguri i mungon albumit tënd.


2.MOMENTI ËSHTË I RËNDËSISHËM: Rrezet e para të mëngjesit dhe perëndimi i diellit janë ideale për të bërë foto, jo vetëm për shkak të atmosferës dhe dritës, por dhe sepse ka më pak njerëz vërdallë dhe mund të bësh ç’të të dojë qejfi , pa u ndjerë në siklet.


3.RUAJ PANORAMËN: Pushimet sigurisht që do t’i bësh në një vend të bukur dhe të kthehesh prej andej vetëm me poza portretesh apo fashion, do ishte mëkat. Mund t’i bësh foto fytyrës tënde dhe kur të kthehesh në qytet, por panoramën fantastike të Jalës nuk do kesh më mundësi ta shikosh për një kohë të gjatë.

4.KUJDES DETAJET: Sa herë na ndodh të kthehemi nga pushimet dhe t’u tregojmë miqve për ushqimet, pijet apo vendet unike që kemi parë? Por ndonjëherë na qëllon të themi: “ah, sa keq që nuk i bëra një foto”. Pikërisht pra… dokumento çdo gjë interesante, që mos të pendohesh një ditë.


5.FOTOGRAFO TË TJERËT: E dimë që ta ka qejfi të fotografohesh sa
më shumë e pastaj t’i postosh imazhet e tua seksi në Facebook, por ne sugjerojmë t’u bësh sa më shumë foto njerëzve të dashur… familjes, të fejuarit apo miqve. Pas shumë kohësh do jenë fotot më të bukura dhe ato me më shumë vlerë.

6.DETAJE PLAZHI: Bëj çmos që në fotografi të e pushimeve të ketë sa më shumë detaje plazhi, si kokteje, kapele, syze, rërë, det… sepse kjo i bën foto origjinale dhe të dallojnë nga ato që tashmë i ke në album.

Pas

“E frikshme, na fëlliqe!” Fotoja për Fitër Bajram e Elvana Gjatës nxeh fansat

Para

Xhaçka takon banorët e prekur nga tërmetet: Do të dëmshpërblehet çdo dëm i bërë

Para
Xhaçka takon banorët e prekur nga tërmetet: Do të dëmshpërblehet çdo dëm i bërë

Xhaçka takon banorët e prekur nga tërmetet: Do të dëmshpërblehet çdo dëm i bërë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.