Mjeku i njohur Edvin Prifti me anë të një statusi në Facebook ka publikuar disa foto nga momenti i operacionit në zemër te një 38-vjeçar.
Ai thotë se edhe pse në kohë koronavirusi, stafi i kardiokirurgjisë në QSUT është në shërbim, gati për të shmangur vdekjet nga një armik tjetër vdekjeprurës, siç është çarja e aortës.
Operacioni për të cilin flet doktori bëhet fjalë për një të ri të cilit i ishte çarë aorta, por pas një operacioni 6 orësh nga kardiokirurgët, çdo gjë ka rezultuar me sukses.
Doktori thotë se edhe pse në kohë koronavirusi, stafi i kardiokirurgjisë në QSUT është në shërbim, gati për të shmangur vdekjet nga një armik tjetër vdekjeprurës, siç është çarja e aortës.