Një ditë përpara nisjes së protestës së opozitës më 18 shkurt, kryeministri Edi Rama urdhëroi veshjen e tendës përpara godinës së Kryeministrisë, si masë paraprake.
Me urdhër të tij, policia mbuloi tendën përpara këtij institucioni për të mbrojtur fasadën e Kryeministrisë.
Por kanë kaluar 27 ditë nga marrja e kësaj mase dhe kreu i Qeverisë vazhdon ta lërë copën e zezë aty, si gjëja që ai nuk ka ndërmend të ndryshojë. Pavarësisht se godina nuk është cenuar nga protestuesit, që përveç miellit që simbolizonte drogën dhe karikaturave, nuk kanë ndërmarrë sulme.
Protesta e 18 shkurtit dhe ditët që kanë pasuar qëndrimin në çadër kanë qenë të qeta, megjithatë kjo nuk e ka bindur aspak kryeministrin.
(XH.A/SHUPLAKA)