Është në trend këto kohë që të jesh me pushtet dhe të abuzosh pak me ligjin. Së fundi një nga kryebashkiakët më të fuqishëm në vend, është ‘’kapur mat” duke parkuar makinën në mes të trotuarit.
Në një kohë që qytetarët marrin çdo ditë gjoba, nuk i ndodh e njëjta gjë politikanëve. Fjalën e kemi për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Nuk dihet se çfarë e ka detyruar Dakon që ta lërë ‘’Range-in” e tij në mes të rrugës, ku do të duhej që të kalonin kalimtarët, ndoshta edhe karrocat e fëmijëve.
Fotoja është publikuar nga “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore nga Atlantik Sh.a.”, ndërsa mendohet se është shkrepur gjatë ditës së sotme.
(E.K/FAXWEB)