Gjekson Pusi por çudia e kesaj séance ka qenë fakti qe ai nuk është gjykuar për ngjarjen e ndodhur në Vukatanë, por për thyerjen e arrestit të shtëpisë.
Burimet nga seanca gjyqësore e cila ka zgjatur rreth 3 ore, bëjnë me dije se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë prove që implikon Gjekson Pusin në atentatin ndaj Fatjon Harushës, ndërkohë që vetë i ndaluari ka mohuar që ka lidhje me ngjarjen.
Në Policinë e Shkodrës, Fatjon Harusha, i pyetur për ngjarjen, pasi është njohur edhe me personin e ndaluar nga Policia ka deklaruar se Gjekson Pusi nuk është autori që ka qëlluar ndaj tij, pasi Harusha e ka njohur atentatorin dhe nuk rezulton të jetë personi që është ndaluar nga policia.
Gjyqtarja Ermira Dedja pasi ka dëgjuar pretendimin e Prokurorisë për dhënenien e masës se sigurisë “arrest me burg” për Gjekson Pusin pasi ka thyer arrestin në shtëpi, ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë edhe vendimin që le në burg 33 vjeçarin.
Discussion about this post