Të tjera detaje kanë dalë pas gjetjes së trupit të pajetë të turkut i cili kërkohej për laboratorin e drogës në Has.
Mësohet se Policia e Kosovës ka sekuestruar 113 kg heroinë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ndërsa për këtë janë arrestuar katër persona. Burime të Gazetës Express kanë mësuar se kjo vdekje e dyshimtë është e lidhur me aksionin e sotëm të Policisë ku janë gjetur dhe konfiskuar 113 kg substanca narkotike të llojit heroinë, ku u arrestuan katër persona të dyshuar, S.Sh., M. Gj., Xh. Sh. dhe M. K.
Të dielën e datës 2 dhjetor u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, por rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten ende të paqarta.
Turku ka qenë i shpallur në kërkim për drogën e gjetur muaj më parë në Brenog të Hasit.