Dy predha janë gjetur në afërsi të lumit Buna të Shkodrës. Ndërkohë po pritet mbërritja e forcave të specializuara për të bërë tërheqjen e tyre në vendi i gjetur. Nuk dihen detaje të reja rreth këtij rasti.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se në fotot e siguruara nga Fax News, një prej predhave të gjetura shihet qartësisht se ndodhet në një vend shumë të dukshëm dhe që mund të shërbejë si rrezik për banorët e zonës.
I ka gjetur një grup italianësh të cilët kanë qenë duke lundruar në ujërat e lumit Buna. I kanë gjetur përmes pajisjeve magnetike. Është rrethuar zona dhe priten trupat xhenjo për tërheqjen e tyre.
(B.V/Faxweb.al)