32 pako të mbështjella me natriban me një total prej 34 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruar në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren.
Mësohet se sasia e lëndës narkotike është gjetur dhe sekuestruar në vendin e quajtur “Vëntroku”. Burime të policisë bëjnë me dije se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Detaje të Policisë së Korçës:
Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pasi :
Më datë 09.03.2017, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur “Vëntroku”, në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll, në kufirin e gjelbër, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1320″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]