Në Korçë, dy persona janë gjetur pa shenja jete. Një 74-vjeçar është gjetur i vdekur në shkallët e palltit ku jetonte, nga familjarët e tij.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
“Rreth orës 07:45, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, në shkallët e pallatit ku jetonte, në lagjen nr. 15, shtetasi F. D., 74 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Ndërkohë, një grua 68-vjeçare është gjetur pa jetë në banesën e saj, dhe po sipas hetimeve parapake, dyshohet se shkaqet kanë qenë natyre.
“Rreth orës 15:30, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, në banesën e saj, në lagjen nr. 4, shtetasja Sh. B., 68 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njofton policia.