Predha të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në Durrës, në afërsi të xhamisë së fshatit Shetaj.
Mësohet se predhat janë zbuluar rastësisht nga një ekskavator, që ishte duke kryer punime në rrugë.
Fatmirësisht predhat janë konstatuar në kohë nga personat që po kryenin punime në rrugë, dhe nuk janë shënuar incidente.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur transportimin e tyre, drejt një vendi të sigurtë.