Policia e Shtetit po vijon me operacionin antikanabis “Territor i Pastër”. Njoftohet se janë asgjësuar 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.
Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Njoftimi i policise:
Krujë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e 30-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.
Vihet në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar, dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në Malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 30-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në Malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 742 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.