Një 71-vjeçar nga Jorgucati është proceduar penalisht ditën e sotme për zjarrin e rënë në këtë fshat.
Sipas policisë shtetasi me iniciale E.G dyshohet se është autori i vënies së zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vuxho”, ku 71-vjecari ka vendosur zjarr në kullotën e tij, por si pasojë është djegur 10 hektarë tokë pasi flakët dolën jashtë kontrollit.
Kujtojmë se ditën e djeshme për shuarjen e zjarrit në Jorgucat pati angazhim të një helikopteri Viva, forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë, por shiu i pasdites së sotme e eleminoi përfundimisht rrezikun.
(S.SH/Shuplaka)