Një 64-vjeçare në Shijak është gjetur e djegur pranë banesës së saj në fshatin Ardhishtë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur dje dhe viktima është gruaja e identifikuar me inicialet Xh, S.
“Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën”, informon policia e Durrësit.
Akti i ekspertimit do të përcaktojë saktë se kush është shkaku i vdekjes. (J.V/Shuplaka)