Sot rreth orës16:05, në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive), për të cilën Faxweb.al mëson se quhet Esma Shabani 57 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ende nuk ka informacione të detajuara për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë si dhe një arsye të cilën e ka çuar 57-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.
(F.GJ/FAXWEB.AL)