Një 61-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri në kokë në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.14 në Shkozët.
Burime për Faxweb bëjnë të ditur se 61-vjeçarja është Rufajete Azisolli, dhe është dërguar në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Po sipas burimeve mësohet se 61-vjeçarja është e sëmurë mendore dhe dyshohet se është vetëplagosur.
Policia bën të ditur se “Më datë 31.08.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, shtetasja R.H., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës nëTiranë nën kujdesin e mjekëve.”
61-vjeçarja u gjet e plagosur në dhomë, nderkohë që fëmijet ndodheshin në dhomën tjetër.Sipas familjarëve, 61-vjeçarja vuante prej disa kohesh nga probleme psikologjike.
(M.Q/Faxweb.al)