Aktorja e njohur hollivudiane, Stevie Ryan, është gjetur e vdekur në banesën e saj. Sipas policisë së Los Angeles-it dyshohet se ajo është vetëvrarë në datën 1 korrik.
Stevie njihet për shumë interpretime të suksesshme në kinematografinë amerikane. Aktorja është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare.
Vetëm pak para vdekjes së saj ajo ka shkruar në “Twitter” për gjyshin e saj i cili kishte ndërruar jetë pak kohë më parë. “Njeriu i ëndrrave të mia tani do të jetë vetëm në ëndrrat e mia”, ka shkruar aktorja. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post