Gruaja e një polici në Durrës, M.H. 47 vjeçe, është gjetur e vrarë me armë zjarri.
Nga burimet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të Durrësit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 47 vjeçaria është vetëvrarë me armë zjarri.
Mësohet se në familjen e efektivit, Sherif Hajdari, ndërsa dyshohet se 47-vjeçarja është vetëvrarë.
Burimet nga policia bëjnë me dije se, në momentin e ngjarjes ka patur edhe persona të tjerë në banesën e punonjësit të Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.
Gruaja është dërguar në kirurgji por pa shenja jete. Trupi i saj ndodhet në morg.
“Durrës
Informacion paraprak
Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
(E.V/Faxweb.al)