Gjatë ditës së sotme, në fshatin Spaç të Fushë-Krujës janë zbuluar eshtrat e një personi. Menjëherë pas zbulimit të eshtrave, policia u vu në lëvizje për identifikimin e trupit të pajetë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një person që rezultonte i zhdukur që prej 2014-ës. Megjithatë kjo ngelet për t’u vërtetuar pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Personi i zhdukur në 2014-ën quhet Ndue Kolica. Sipas vajzës së tij, e cila ishte në vendngjarje, tha se duke u bazuar nga rrobat, eshtrat mund t’i përkasin të atit.
Eshtrat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë dhe derisa të dalë raporti, nuk mund të dilet në përfundimin se i përkasin vërtet Ndue Kolicajt apo jo. (D.D/Shuplaka)