Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet këtë mëngjes.
Siç raportojnë mediat greke, në automjet është gjetur i djegur një shtetas shqiptar 56 vjeç, babai i një fëmije të mitur.
56-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur në makinë rreth orës 06.00 në zonën e Kaminari, midis Malona dhe Haraki. Forcat speciale nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe oficerët e policisë nga Drejtoria e Sigurisë Rodos dhe Departamenti i Policisë Archangel nxituan për në vendngjarje.
Shoferi dyshohet se është vetëdjegur dhe është identifikuar vetëm me anë të faktit se kush e ka nën pronësi makinën, e cila ishte shkrumbuar plotësisht. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se 56-vjeçari ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo është arsyeja se përse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.
Rezultatet e plota pritet që të dalin më vonë, pas kryerjes së autopsisë.
Discussion about this post