Një person është gjetur i mbytur në zonën e Curilave në Durrës.
Paraprakisht mendohet se personi është rreth 70 vjeç dhe i përket seksit mashkull.
Dyshohet se burri është mbytur në det dhe dallgët e kanë nxjerrë trupin në breg.
Informacion paraprak
Më datë 07.07.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.1 Currila, në det është gjetur pa shenja jete shtetasi A.K. 72 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes (vdekje natyrale apo mbytje) .
(M.Q/Faxweb)