Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të Portit në Himarë.
Mësohet se viktima është me inicialet F.Ç, 58-vjeç. Paraprakisht mësohet se vdekja ka qenë aksidentale, si pasojë e një rrëzimi që 58-vjeçari ka pësuar.
Detajet e policisë:
Më datë 07.09.2018, rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë.
Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).
Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post