Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Currilave në Durrës.
Mendohet se viktima është një endacak, po ende nuk është bërë identifikimi i tij për shkak se trupi ka qenë i dekompozuar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Dyshohet se pesoni ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, çka i ka shkaktuar dhe vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.
Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune .
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.
(E.K/FAXWEB.AL)