Një 80-vjeçar nga qyteti i Fierit është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.
Ka qenë personi i hotelit që ka konstatuar se i moshuari kishte ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak është bërë ataku kardiak që ka goditur shtetasin R. S. 80 vjeç.
Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
“Në datën 18.06.2017, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post