Mësohet se paraditen e sotme është gjetur i pajetë në banesën e tij këngëtari fierak, Vilson Shaho. Ai ishte vetëm 63-vjecare.
Sipas burimeve, artisti është gjetur nga të afërmit të cilët ishin shqetësuar pasi nuk e kishin parë prej disa ditësh.
Vilson Shani ishte i njohur ne Fier si këngëtar i muzikës së lehtë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Shaho ishte tenor, ai kishte përfunduar Akademinë e Arteve, por kohët e fundit nuk kishte marrë pjesë në ndonjë aktivitet të njohur.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post