Në Korçë është gjetur i vdekur një person. Viktima është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë. Informacionet paraprake thonë se personi ka vrarë veten me armë zjarri dhe është i gjinisë mashkull. “Fax News” raporon se viktima është me emrin Hysni Myrtollari dhe është pronar i një pularie.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj vdekjeje. (J.V/Faxweb)