Gjendet i pajetë nga personeli i burgut një i burgosur shqiptar i moshës 35 vjeçare brenda qelisë së burgut të Trikalasë në Greqi.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas trikalavoice.gr, personeli i burgjeve duke parë se i dënuari nuk po u përgjigjej thirrjeve të tyre, shkuan në qeli për ta kontrolluar, por zbuluan se ai ishte pa shenja jete në shtrat.
Ende nuk bëhen të njohura shkaqet e vdekjes të të riut shqiptar por ngjarja është duke u hetuar nga Policia ndërkohë që nuk i ka bërë të njohura të dhënat e tjera të viktimës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)