Është gjetur i vdekur turku i shumëkërkuar për laboratorin e heroinës në Has, Nejdet Cesuroglu.
Ai është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë në datën 2 Dhjetor të vitit 2018.
Në banesën ku ai fshihej është zbuluar një sasi e konsiderueshme heroine, po nuk bëhen të ditura shifrat.
Turku ishte vënë në kërkim nga ana e Policisë Shqiptare pasi kishte një urdhër arrest nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga autoritetet kosovare.
Turqit kishin rolin kryesor për heroinën në laboratorin e Hasit, pasi e sillnin nga Afganistani, ndërsa më pas përpunohej në Has për t’u trafikuar në vendet e BE-së.
Ndërkohë që në krye të laboratorit në Has qëndronte Admir Hoxha i cili tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin.
(E.K/FAXWEB.AL)