Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ‘Livadheve’ në Shkodër.
Në bazë të informacioneve mësohet se viktima është shtetasi Endri Mustafa 32 vjeç, një person me precedent të mëparshëm penal, i arrestuar në vitin 2020 për fajde, si dhe i dënuar për grabitje e plagosje.
Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh dhe më pas kanë qenë familjarët ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici.
Pistat e para ku po hetohet janë konfliktet e mëparshme të viktimës, ndërsa hetuesit janë përqendruar kryesisht në larje hesapesh mes grupesh kriminale në qytetin veriperëndimor.
Sipas policisë trupi i pajetë i të riut është gjetur në orën 09:00 të paradites së sotme në zonën e quajtur Livadhet në lagjen Guerrile të Shkodrës, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sipas pamjeve nga vendngjarja Mustafës i është gjetur dhe një armë pranë, ndërsa nuk është verifikuar nëse i përkiste atij apo është arma me të cilën është qëlluar për vdekje. Burimet nga grupi i hetimit shprehen se kjo do të verifikohet pas ekspertimit për të parë nëse ka shenja gishtërinjsh.
Ngjarjet kriminale të mëparshme ku ishte përfshirë Endri Mustafa
Mustafa ishte një emër i njohur për drejtësinë, ai rezulton i arrestuar në vitin 2016 për grabitje me dhunë dhe dyshohej se ishte pjese e grupit të Astmer Bilalit. Gjuthashtu Mustafa është arrestuar dhe për plagosje dhe fajde.
Në datë 7 qershor 2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër shkuan të dëmtuar 2 shtetas me iniciale: E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Policia tha se shtetasit E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.
Policia e Shkodrës organizoi një operacion të koduar me emrin “Livadhet” dhe arrestoi shtetasit:
Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).
si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.Bilali, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.
Po ashtu u arrestua edhe Astrit Bilali, babai i shtetasit të shpallur në kërkim.
Më herët, në vitin 2019 dy vëllezërit Bilali u ekzekutuan në Kiras. siaps burimeve të policisë të dy vëllezërit Bilali ishin të përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç ishte edhe grabitja me plagosje, ku mori pjesë Endri Mustafa.