Mjekët në Bruksel do të jenë në gjendje që të lëshojnë receta me vizita në muze si pjesë e një projekti 3 mujor për të rifreskuar shëndetin mendor që është rënduar nga pandemia e Covid-19.
Gjithashtu edhe pacientët që trajtohen për stres në spitalin Brugmann, një nga më të mëdhenjtë në kryeqytetin belg, do t’u ofrohen vizita falas në 5 muzeume publike në qytet.
Rezultatet e projekt pilotit do të publikohen vitin e ardhshëm me synim që nisma të shtrihet më tej në të gjithë popullatën nëse është e suksesshme për zbutjen e simptomave të djegies dhe formave të tjera të shqetësimit psikiatrik.
Delphine Houba, banorja përgjegjëse për kulturën në Bruksel, tha se ajo ishte frymëzuar nga një skemë në Quebec, Kanada, ku mjekët mund të lëshojnë receta për deri në 50 vizita muzeale në vit për pacientët.
“Kriza Covid, na ka detyruar ka konfirmuar rëndësinë e një projekti të tillë”, tha Houba për gazetën belge L’Echo.
Ajo shtoi: “Arti është shumë i dobishëm për të relaksuar shëndetin mendor ashtu edhe fizik”.