Një makinë e padjegur ngjyrë gri me targa shqiptare është gjetur në fshatin Shkafanë të Ishmit pak minuta më parë, ndërsa brenda saj janë gjetur dy automatike dhe maska.
Makina dyshohet se u përket autorëve të krimit të sotëm të ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku nga një atentat me armë mbetën të plagosur tre persona, konkretisht, prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi, një person me precedent penal.
Makina tip ‘Benz’ Evo ngjyrë gri me targa shqiptare false është gjetur e padjegur në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit. Gjithashtu brenda në makinë janë gjetur dy maska dhe dy automatikë AK47.
Autorët që kryen atentatin kanë ikur me shpejtësi duke mos arritur që t’i vendosin flakën për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)