Një çantë e dyshimtën e lënë pranë ambasadës shqiptare në Romë ka shkaktuar panic. Policia është deyruar të bllokojë rrugën dhe të vendosë një perimetër sigurie.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane çanta ishte lënë mes dy hekurave para derës së një pallati, pranë Ambasadës shqiptare, gjatë rrugës së njohur si Ottaviano.
Pas kontrollit nga ana e policisë rezultoi se çanta ishte bosh, pa asnjë lloj objekti në brendësi. Rruga u rihap për qarkullim pas 20 minutash. (B.H/Shuplaka)