Në një pallat në ndërtim në Tiranë është gjetur një granatë. Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk dihet ende arsyeja e ndodhjes së granatës në pallatin në ndërtim.
Mësohet se granata është gjetur në zonën e njohur si ish-fushat e tenisit te “Myslym Shyri”. Personat që po ndërtojnë pallatin dhe kanë njoftuar policinë pasi pretendojnë se granatën e kanë hedhur.
Policia po kryen verifikime dhe zona është e rrethuar nga ana e strukturave të policisë së shtetit.