Një kafkë koke e dekompozuar është gjetur në varrezat e fshatit Kaninë, mbrapa kalasë. Burime të policisë lokale bëjnë me dije se ajo është dërguar drejt Mjekësisë Ligjore në Tiranë për veprime të mëtejshme.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Më datë 27.04.2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, Policia ka konstatuar një kafkë koke njeriu të dekompozuar. Nga kqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.
Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.
Discussion about this post