18:01 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur në Kodër-Rrëshen, çfarë u zbulua në të

13:45 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjendet një makinë e djegur në Kodër-Rrëshen, çfarë u zbulua në të

Një  makinë është gjetur e djegur në zonën Kodër-Rrëshen, në Mirditë.  Makina e djegur dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes që ndodhi mesditën e sotme në qendër të Rrëshenit, ku u ekzekutua në sy të fëmijëve, 48-vjeçari Armando (Tonin) Gjini.

Po ashtu në makinë është gjetur edhe një armë kallashnikovi, që dyshohet se është kryer vrasjen.Nga verifikimet e para, konstatohet se makina është me targa të vjedhura.

Rrësheni u trondit mesditën e sotme, pasi 48-vjeçari Tonin Gjini, u ekzutuan me breshëri plumbash në makinë, në të cilën ndodheshin edhe fëmijët e tij.

Ngjarja në Rrëshen

Fax News ka siguruar pamjet e makinës në të cilën u vra pak para mesditës së sotme Armando (Tonin) Gjini, në mes të qytetit të Rrëshenit.

Makina në të cilën ndodhej Gjini, së bashku me dy fëmijët e tij është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë qenë vrasës profesionistë, pasi fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëm.

Disa prej plumbave e kanë kapur 48-vjeçarin në kokë, nga xhami i pasmë i mjetit.

Gjini ka ndaluar makinën, teksa gruaja e tij ka shkuar për të blerë diçka në dyqan dhe në ato momente është ekzekutuar.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia është vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Po kush është Armando Gjini?

Armando Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.

Njoftimi i policisë për vrasjen e sotme: 

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në  Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

(M.Q-E.K/Faxweb.al)

Etiketa: armando gjinigjendet nje makine e djegurtonin gjini
Pas

Krimi nuk gjen të ndalur, plagoset 38-vjeçari në Shkodër (Emri)

Para

Felipe Melo është për “burg”, ja brutaliteti i radhës në Brazil (video)

Para
Felipe Melo është për “burg”, ja brutaliteti i radhës në Brazil (video)

Felipe Melo është për “burg”, ja brutaliteti i radhës në Brazil (video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Digjet një makinë në autostradën Vlorë–Fier, shpëtojnë pasagjerët

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Dibër, humb jetën gruaja

Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale

Përplasen dy makina në Dimal, lëndohen dy fëmijë 8 dhe 12 vjeç

Digjen 200 hektarë në Parkun e Lurës, kërkohet evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve

U transportua tek spitali i Traumës në Tiranë, humb jetën gruaja që pësoi aksident në aksin Peshkopi-Luzni

Departamenti Amerikan i Shtetit hap një hetim për vizat e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit

Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka

Vijonë sulmet ruse në prag të negociatave, 220 mijë ukrainas mbeten pa energji elektrike

BE përgatit një plan tarifor prej 100 miliardë eurosh nëse nuk do të ketë marrëveshje me Trumpin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.