Një person i pajetë është gjetur në ujërat e liqenit të Komanit. Trupi i pajetë është gjetur rastësisht nga një banor dhe është nxjerrë nga uji.
Ndërkohë ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Policia ka nisur me hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka humbur jetën.