Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i Rrugës Kombit me segmentin drejt Lezhës.
Ata kane konstatuar viktimën gjatë punës rutine që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.
Trupi i pajete është gjetur pranë trafikndarseve dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasoje e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.