Një pako e dyshimtë është gjetur në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme greke në Athinë.
Policia ka arritur që të evakuojë menjëherë punonjësit e ndërtesës dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë.
Ministria ndodhet pranë godinës së parlamentit grek dhe situata ka shkaktuar mjaft panik në zonën përreth, pasi është shumë e frekuentuar nga qytetarët.
Alarmi zgjati për gati 30 minuta, rreth orës 16:00 me orën lokale, kohë gjatë së cilës forcat e policisë dhe ekspertët e xhenios rrethuan zonën. Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, pakoja e dyshimte kishte brenda një aparat tensioni.
Pakoja adresohej për nënkryetarin e qeverisë, Jannis Dragasakis dhe ishte harruar në një bankomat ngjitur me godinën e Ministrisë së jashtme që u evakua për arsye sigurie.
(E.K/FAXWEB.AL)