Polumbarët kanë gjetur pas 24 orësh trupin e marokenit që u mbyt në lumin Buna. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se u nxor trupi i 35-vjeçarit maroken i cili dispononte leje qëndrimi në Francë.
Ditën e djeshme, shtetasi i huaj për tu larë në lumin e Bunës dhe për pasojë ka humbur jetën. Miku i tij njoftoi menjëherë pòlicinë për të kërkuar ndihmë.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 në fshatin Darragjat, Shkodër, ku dyshohet se áksidentalisht u mbyt në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.
Në vendngjarje janë shërbimet e Pòlicisë të cilat po bëjnë kërkime së bashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna.(A.M/Faxweb.al)