15:02 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

20:37 | 20/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Një bust i këngëtarit legjendar amerikan, Jim Morrison, që ishte vjedhur nga varri i tij në Paris 37 vite më parë, është gjetur rastësisht nga policia franceze. Lajmi është konfirmuar nga njësia financiare dhe antikorrupsion e policisë, e cila e bëri zbulimin gjatë një hetimi të pavarur për mashtrim, pa lidhje me vjedhjen fillestare.

Busti prej mermeri, i punuar nga artisti kroat Mladen Mikulin në vitin 1981 për të përkujtuar 10-vjetorin e vdekjes së Morrison, ishte zhdukur në vitin 1988 dhe nuk ishte parë më prej atëherë. Ai qëndronte mbi varrin e këngëtarit në varrezat e famshme Père-Lachaise në Paris, ku prehen edhe figura të tjera ikonike si Edith Piaf dhe Oscar Wilde.

Përfaqësuesit e familjes Morrison kanë reaguar pozitivisht ndaj lajmit, duke thënë për revistën Rolling Stone se janë të “lumtur që një pjesë e historisë është gjetur” dhe se familja do të donte që busti të rikthehej në vendin e tij origjinal.

Varri i Jim Morrison ka qenë për dekada një vend pelegrinazhi për adhuruesit e muzikës rock. Por ai ka qenë edhe burim polemikash, në 20-vjetorin e vdekjes së tij, fansat shkaktuan trazira gjë që kërkoi ndërhyrjen e policisë për t’i shpërndarë.

Jim Morrison, një nga figurat më të spikatura të skenës muzikore të viteve ’60, ishte vetëm 27 vjeç kur u gjet i vdekur në banesën e tij në lagjen Marais të Parisit, në vitin 1971. Vdekja u përcaktua si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga konsumimi i alkoolit.

Ai ishte djali i një admirali të Marinës Amerikane dhe lindi në Florida në vitin 1943. Në vitin 1965, themeloi grupin e famshëm The Doors në Los Anxhelos, bashkë me tastieristin Ray Manzarek. Emri i grupit u frymëzua nga libri i Aldous Huxley, The Doors of Perception, një reflektim mbi përvojat psikedelike.

Pas

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Para

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Para
Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.