Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasi është gjetur në gjendje kritike për jetën në një kanal biznesmeni i kromit Murat Duriçi.
Ai është transportuar në spital por mësohet se nuk ka mundur të mbijetonte dot duke gjetur vdekjen rrugës me ambulancë në duart e bluzave të bardha.
Dyshohet se 53-vjeçari, Murat Duriçi është askidentuar nga një furgon tip “Ford”.
Burime bëjnë me dije se biznesmeni është gjetur me shenja jete në kanal nga kalimtarët e rastit dhe këta të fundit kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa policia ka nisur marrjen në pyetje të qytetarëve që mund të kenë parë apo kamë dijeni për ngjarjen.
Mësohet se vendi ku ka ndodhur ngjarja nuk është i ndriçuar dhe nuk ka biznese apo objekte që disponojnë kamera sigurie.
(F.GJ/FAXWEB.AL)