Policia britanike ka gjetur shqiptarin e identifikuar si Daniel Gjinaj, i cili kishte tre javë i zhdukur.
Daniel Gjinaj rezultonte i zhdukur që prej datës 20 gusht. Më herët mediat britanike raportuan se 17-vjeçari shqiptar kishte udhëtuar me tren në Brighton.
Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë, ndërsa ende nuk janë publikuar detaje të reja mbi këtë ngjarje.
Discussion about this post