Është gjetur trupi i modeles dhe aktores shqiptare nga Maqedonia. Ajo ishte shpallur e zhdukur pak javë më parë, ndërsa më vonë vrau veten dhe i dashuri i saj.
Adea Shabani, 25 vjeçe me origjinë nga Maqeonida, u largua nga shtëpia e saj në 23 shkurt me të dashurin e saj Cris Spots. 33-vjeçari që ishte i lidhur me një grua tjetër, vrau veten pasi bëri që policia ta ndiqte me shpejtësi të madhe javën që shkoi.
Policia e Los Anxhelosit e gjeti atë që besohet se është trupi i saj, të hënën rreth 430 milje larg në një varr afër një pellgu në Spencevilë Wildlife Area, California.
Përmes një avokati, Spotz u tha hetuesve se ata kishin ikur nga Los Anxhelos për një udhëtim në shtëpinë e babait të tij në Kaliforninë e veriut.
Ai u tha policëve se kishin debatuar të dy gjatë udhëtimit dhe ai e kishte zbritur atë në anë të rrugës, por nuk e kishte parë më.
Oficeri Billy Hayes tha në konferencën e shtypit “se ne nuk besojmë se nuk besojmë se kjo është e vërtetë. Nuk ka asnjë provë që ta mbëhstesë atë që na thotë ai e ky ishte shkaku që ne ta mbikëqyrnim atë.”
(E.K/FAXWEB)